Ndaloni! Mos hani kurrë patate, vezë dhe bukë së bashku

schedule07:15 - 11 Shkurt, 2022

schedule 07:15 - 11 Shkurt, 2022

Një nga ushqimet tona të preferuara janë patatet e skuqura me vezë, në të cilat na pëlqen të “zhysim” bukën tonë. Megjithatë, ekziston një rrezik i madh, pasi ka një substancë në patate dhe bukë që mund të bartë kancerin.

Një substancë e panjohur për shumë është akrilamidi, është një substancë kancerogjene që prodhohet kur ushqimet me niseshte, si buka ose patatet etj., piqen ose skuqen për një kohë të gjatë në temperatura të larta. Ky proces rrit rrezikun e kancerit, por Bashkimi Europian me një rregullore të re, në fuqi, tashmë i detyron prodhuesit të marrin masa të menjëhershme.

“Patatet më të vogla dhe më të freskëta janë më të shijshmet, por edhe më të pashëndetshmet. ArsyejaË përmbajnë akrilamide. Substanca besohet se shkakton kancer dhe gjendet në produktet e patateve, drithërave dhe kafesë. Legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit duhet të sigurojë që sa më pak akrilamide të zbarkojë në pjatat dhe gotat tona”, shkruan gazeta gjermane Die Zeit.

Komisioni Europian ka shkuar një hap më tej me miratimin e një rregulloreje të veçantë për të përdorur më pak akrilamide në jetën e përditshme. Për konsumatorët, kjo nuk ndryshon shumë. Megjithatë, prodhuesit e ushqimit dhe industria ushqimore duhet të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj prodhimit dhe përgatitjes së ushqimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!