Kriza Energjetike, zv.ministri: 90% e bizneseve të mbrojtura. Sipërmarrësi: Uji i Drinit s’ka lidhje me bursën e New York-ut

schedule21:54 - 9 Shkurt, 2022

schedule 21:54 - 9 Shkurt, 2022

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare solli dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë. Në emisionin “Bardh a Zi” në Abc zëvendësministri i Energjetikës, Ilir Bejtja ka deklaruar se numri më i madh i konsumatorëve e paguan energjinë me të njëjtin çmim që ka pasur. Si tha se bëhet fjalë për 90% të bizneseve.

Të gjithë ndërmarrjet e vogla duke qenë se janë më vulnerabël e marrin energjinë me të njëjtin çmim. Realisht është që pjesa më e madhe numri i më i madh i konsumatorëve është me të njëjtën tarifë që kanë pasur. Pra mbi 90% e bizneseve”, tha ai.

I pakënaqur nga rritja e çmimeve sipërmarrësi Gjergji Gjika i shpreh se sipas tij është e pakuptimtë rritja e çmimit kur pjesa dërrmuese prodhohet në vend.

“Po bëjmë një diskutim teknik. Ne biznesi po detyrohemi të ndërrojmë natyrën, nga hidrike duhet ta bëjmë në foto-voltaike. Nëse ne do të shohim historikun tonë ne kemi sistem hidrik. S’e kuptoj pse duhet rritur i gjithë çmimi kur pjesa dërrmuese prodhohet në vend. Uji i Drinit nuk ka lidhje me bursën e Neë-Yorkut. Ne jemi vetë prodhues. Ai  që prodhin makarona do prodhojë edhe makarona edhe energji, ai që prodhon domate të prodhoje edhe domate edhe energji”, tha sipërmarrësi Gjergji Gjika.

Diskutimi në “Bardh a Zi”:

Ilir Bejtja: Ne shpallëm një gjendje të jashtëzakonshme bazuar në fakte. Faktet që ne identifikuam ishte tendenca në rritje e çmimit në nivel ndërkombëtar. Ne biznesin e kemi njoftuar më herët se para se të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Njoftimet që këta të dalin në treg të lirë për t’u furnizuar kanë qenë që më herët. Ka një ligj që është transparent dhe për të gjithë njësoj. I keni pyetur ndonjëherë tregtarët e energjisë të cilët shesin energji në tregun e parregulluar në Shqipëri, a janë vënë në kontakte me ta?

Mira Pogaçi: Që kishte tendenca në rritje të çmimit të gjithë ishim në dijeni.  Çdo biznes që nuk është familjar e ka të kufizuar instalimin e panele diellore.

Sipërmarrësi Gjergji Gjika: Po bëjmë një diskutim teknik. Ne biznesi po detyrohemi të ndërrojmë natyrën, nga hidrike duhet ta bëjmë në foto-voltaike. Nëse ne do të shohim historikun tonë ne kemi sistem hidrik. S’e kuptoj pse duhet rritur i gjithë çmimi kur pjesa dërrmuese prodhohet në vend. Uji i Drinit nuk ka lidhje me bursën e New-Yorkut. Ne jemi vetë prodhues. Ai  që prodhim makarona do prodhojë edhe makarona edhe energji, ai që prodhon domate të prodhoje edhe domate edhe energji.

Ilir Bejtja: Është e vërtetë që auto-prodhuesi s’ka objektiv prodhim energjie por domatet. Kur energjia në treg është më e tërbuar, që s’merret vesh në çdo minutë se sa është atëherë bëhet më e domosdoshme. Të gjithë ndërmarrjet e vogla duke qenë se janë më vulnerabël e marrin energjinë me të njëjtin çmim. Realisht është që pjesa më e madhe numri i më i madh i konsumatorëve është me të njëjtën tarifë që kanë pasur. Pra mbi 90% e bizneseve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!