“Më ftoi për një film, por i zura derën”, këngëtarja shqiptare rrëfen historinë e veçantë të dashurisë

schedule20:04 - 9 Shkurt, 2022

schedule 20:04 - 9 Shkurt, 2022

Këngëtarja e njohur, Marjona Metohu është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj, Taulantin. Ata do të bëhen prindër të një djali, që do ta quajnë Matias. Marjona ka treguar në një intervistë se si është njohur me partnerin e saj. Ajo theksoi se janë takuar dy vite më parë në një lokal, ku po këndonte.

Më pas u bënë miq në rrjete sociale por nisën të flisnin dy muaj më pas. Marjona thotë se bashkëjetesa e tyre ka filluar një javë pasi nisën të komunikonin bashkë.Këngëtarja, që pritet të bëhet së shpejti nënë, shtoi mes të tjerash se gjithçka ndryshoi mes tyre kur partneri e ftoi për të parë një film.

“Ndodhi që ishte në jug, ishte karantinë dhe tha “unë do vij në Tiranë të të takoj”. Ka ardhur më ka takuar dhe kemi qëndruar përsëri gjatë duke folur, e njëjta gjë siç ndodhi në telefon derisa pamë që po zbardhej po bëhej ditë dhe ne të dy ishim akoma duke pirë nga një gotë verë.

Pastaj një ditë të bukur më ftoi përsëri për të dalë për një kafe, më pas për një drekë, pastaj më tha “do shohim ndonjë film nga shtëpia ime?” Unë vajta për filmin, por përfundova me dy valixhe dhe nuk dola më. I zura derën.”, tha këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!