A po futet në kurth shqiptari? Dëshmitë kontradiktore mes të akuzuarve për vrasjen e grekut

schedule19:11 - 9 Shkurt, 2022

schedule 19:11 - 9 Shkurt, 2022

Vrasja e 19-vjeçari grek Alkis pak ditë më parë në Selanik ka sjellë reagime të shumta në Greqi. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një 23-vjeçar shqiptar pjesë e grupit të tifozëve të PAOK të njohur për sjelljet e tyre ekstreme dhe përplasje me disa nga tifozët kundërshtarë dhe katër persona të tjerë.

Por dëshmitë në lidhje me këtë ngjarje janë kontradiktore

I riu shqiptar e ka pranuar se ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin kur u vra 19-vjeçari grek por mohon në mënyrë të prerë të ketë marrë pjesë në sherr dhe aq më tepër në vrasjen e tifozit grek. “Kur mbërritëm, anëtarët e grupit na thanë se po kërkonin disa tifozë të skuadrës kundërshtare pasi mes tyre ishte regjistruar një episod përplasje.

U nisëm nga qendra e Selaniku me tre makina. Por nuk e kishte menduar se ajo natë do të ishte tragjike. Unë kurrë nuk do merrja pjesë në një ngjarje të tillë. Pavarësisht fanatizmit mes dy skuadrave unë kurrë nuk kam menduar të rrezikoj një person për këtë arsye dhe aq më tepër të shkaktoj vdekjen e tij”, është shprehur i riu shqiptar.

Ai thotë se në momentin e sherrit nuk është larguar nga makina e tij, ndërsa sipas tij përplasjen e kanë nisur personat në grupin e tij që ndodheshin në automjetin e tretë. Nga ana tjetër një prej të arrestuarve ka deklaruar se e njihte shqiptarin e arrestuar duke e identifikuar si personin që mbante në dorë kosën në momentin e sulmit.

“Po e njoh. Mund të konfirmoj me një përqindje të madhe se është personi që mbante kosën në momentin e sulmit. Janë të njohura për mua veshja e tij, flokët si edhe madhësia e trupit”, tha ai.

19-vjeçari Alkis Kampanos u vra fundjavën e shkuar pas një sherri mes ultrasve të PAOK dhe ARIS-it të Selanikut duke shkaktuar reagime të forta në Greqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!