Banorët brenda Big Brother marrin gjithmonë vëmendjen me veprimet e tyre. Ndër më të komentuarit është dhe aktorja Monika Lubonja, e cila ka treguar shpeshherë se është pa komplekse. Duket se aktorja po i shijon pafund ditët e fundit brenda shtëpisë së famshme.
Ajo ka tërhequr vëmendjen me një tjetër veprim teksa po bënte provën e ndarjes së kokrrave të kafesë. Ndërsa po shijonte dhe rrezet e diellit, Monika ka hequr bluzën dhe ka dalë me reçipeta. Pranë saj ishte dhe Beniada dhe Donaldi ndërsa ky i fundit nuk ka kursyer dhe ngacmimet.
Veprimi i saj është komentuar shumë në rrjete sociale. Ndjekësit e kanë parë si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen pasi ndodhet në televotimin për të shkuar në finale. /abcnews.al