Shumë nga problemet tona të përditshme janë për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut dhe mbajtjes së lëngjeve.
Shkaqet lidhen me zakonet e të ngrënit, nivelin e aktivitetit fizik, periudhat si shtatzënia dhe menstruacionet tek gratë, por edhe me gjendje specifike shëndetësore apo mjekim.
Në fakt, qarkullimi i dobët i gjakut por kryesisht i limfës, mund të çojë në mbajtjen e lëngjeve, që shpesh shoqërohet me celulit.
Megjithatë, ka disa ushqime që nëse përfshihen në dietën tonë, do të nxisin qarkullimin e gjakut dhe do të luftojnë mbajtjen e lëngjeve.
- Bananet
- Farat e lulediellit, farat e kungullit, farat e susamit, farat e lirit ose chia
- Avokado
- Algat e deti
- Pluhur i pastër kakao
- Rrepkat
- Brokoli
- Karotat
- Domate
- Kungull/abcnews.al