Paditi funksionarët e Kuvendit, Meta: U përpoqën të bëjnë grusht shteti ndaj Presidentit

schedule11:19 - 9 Shkurt, 2022

schedule 11:19 - 9 Shkurt, 2022

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit. Kallëzimin Meta do ta depozitojë në SPAK dhe prokurori. Kreu i shtetit akuzon se përgjegjësit e çështjes për shkarkimin e tij kanë falsifikuar dokumentat. Sipas presidentit kjo nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të për të finalizuar një grusht shtetit kundër kreut të shtetit.

“Ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër kreut të shtetit dhe ky krim, falsifikim tregon shumë qartë jo vetëm sesi ka funksionuar Kuvendi njëpartiak, por është një dramë sesi po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë.

Prandaj këtu kemi të bëjmë me themele të republikës që ja ë tronditur rëndë. Nëse presidenti i atij vendi t nderuar të BE doli me popullin vetëm për të kundërshtuar një ligj të konfliktit të interesave dhe deklaroi që është nisja e një grushti shteti cfarë mund të themi pas gjithë atyre historive të falsifikimeve që kanë ndodhur në vendin tonë, kur është e qartë që kjo përpjekje, kjo provë e re që vjen pas 8 muajsh kur procedura ka qenë e qartë antiu-kushtetuese dhe e falsifikuar nga Kuvendi i shkarkuar më 25 prill, pra ky akt që kërkon  të ligjërojë procedurën brenda afateve që është shumë e qartë si ka qenë nuk është gjë tjetër veçse përpjekja për të finalizuar një grusht shtetit kundër kreut të shtetit”, tha Meta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!