Shqiptarja shefe kuzhine në Itali, gatuan për këngëtarët e Sanremo-s, zbulon kërkesat e tyre në ushqyerje

schedule10:28 - 9 Shkurt, 2022

schedule 10:28 - 9 Shkurt, 2022

Silvana Musej është një shefe kuzhine shqiptare në Itali, e cila ka gatuar për VIP-at e Sanremos. Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë eksperiencën 7-ditore, duke treguar preferencat e artistëve në ushqim.

“Sollëm në tavolinat e artistëve gastronominë e Italisë. Menuja kishte çdo pjesë të kulturës tradicionale të ushqimit italian. Ne i dham rëndësi kulturës, pa manipuluar recetat, duke i dhënë vlerë traditës. I dham pjesë çdo gjë që ishte vegjetariane, mishit dhe peshkut, duke bërë bashkë të gjitha zonat e Italisë.  Unë kam qenë atje të paktën 7 ditë dhe përpara kemi punuar teknikisht me recetat.

Të gjithë ishin kuriozë të provonin të gjitha recetat që kishte në menu. Pasi kishin provuar ato pjatat, kishin dhe kërkesa të tjera. Sidomos artistet femra, të cilat donin më shumë gjëra vegjetariane.

Fituesit, Mahmood dhe Blanco provuan çdo gjë dhe nuk kërkuan asnjë kërkesë. E respektuan punën tonë. Nuk patëm klientë nazeli këto ditë”, u shpreh Musej.

Më tej, Silvana zbuloi dhe disa detaje për jetën e saj private.

“Unë kam lindur në Golem, jam rritur me jodion e detit. Kam emigruar 17 vjeçe, kam pasur gjithmonë synimin për t’u kthyer, pork am gjetur punën ideale që s’më ka lënë”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!