Teuta-Skënderbeu është çerekfinalja e parë e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Durrsakët duan të çojnë deri në fund atë që nisën në Korçë, ku fituan 1-0, dhe të kualifikohen në gjysmëfinale.
Kupa është shpëtimi i kampionëve në fuqi, që në kampionat thuajse janë dorëzuar dhe renditje në katër ekipet më të mira është një mision gati i pamundur.
Sot në orën 16:45 do të zbresin në fushë të motivuar për të fituar sërish, edhe pse u mjafton edhe një barazim për të kaluar në katër më të mirat e këtij kompeticioni.
Nesër luhen edhe tre çerekfinalet e tjera. Laçit i duhet fitorja kundër Egnatias, pasi ka barazuar 1-1 në Rrogozhinë ndeshjen e parë. Kjo sfidë luhet në orën 13:45, sikurse Vllaznia-Flamurtari.
Shkodranët kanë fituar 2-1 ndeshjen e parë në Vlorë dhe janë favoritë për të kaluar më tej. Gjithçka e barabartë në Partizani-Dinamo, që luhet nesër në orën 18:00. Takimi i parë ka përfunduar 1-1. /h.ll/abcnews.al