Dj Dagz i bën Einxhelit dedikimin e bukur: Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njëri-tjetrin gjithmonë

schedule09:22 - 9 Shkurt, 2022

schedule 09:22 - 9 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Einxhel Shkira është surprizuar nga fondacioni ‘’Dritan Hoxha’’. Ai i dha gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të ndihmuar të gjitha vajzat shqiptare në vështirësi, të cilat duan të kenë pavarësinë e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje të bukur, ka reaguar dhe partneri i Einxhel, Dj Dagz, i cili ka postuar në “Instagram” disa ‘story’, ku shpreh hapur krenarinë që ndjen për të.

“Zëri i çdo femre. Je shumë e madhe Einxhel Shkira.

Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njeri-tjetrin gjithmonë”, ka shkruar ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!