14 Shkurti është një ditë e rëndësishme për të dashuruarit. Të gjithë kanë mënyrën e tyre të të shprehurit të dashurisë, duke nisur nga detajet më të vogla. Kur bëhet fjalë për VIP-at, me projektet e tyre mund të surprizojnë jo vetëm personat e zemrës, por gjithashtu dhe publikun e gjerë.
Disa prej artistëve shqiptarë kanë paralajmëruar disa projekte që do t’i publikojnë pikërisht në këtë datë. Dafina Zeqiri ka zbuluar se me 14 Shkurt do të publikojë këngën me titull “Mos e lëndo”. Nga vetë titulli, duket se është një mesazh për të dashuruarit që të respektojnë personin që kanë në krah.
Mozzik gjithashtu ka diçka për fansat në këtë datë. Dhe nuk bëhet fjalë thjesht për një këngë, por për një album. “Lamboziki” mban titullin albumi që do të vijë për ditën e dashuruarve dhe pritet të bëjë namin. Ai ka zgjedhur të përfshirë në këtë album dhe duetet e suksesshme me Noizy-n dhe atë që sapo ka sjellë me Elvanën.
Elgit Doda gjithashtu ka paralajmëruar këngën e re që pritet të vijë me 14 Shkurt. Ai ka publikuar një pjesë nga kënga në rrjete sociale, por edhe pse nuk ka dhënë një datë, në një intervistë që dha pak kohë më parë, konfirmoi se kënga vjen me 14 Shkurt. Dhe Ardit Çuni ka paralajmëruar një këngë.
Pas daljes nga Big Brother VIP solli një duet me Çiljetën ndërsa tani do të publikojë këngën “Si ti”. Publikohet me 14 Shkurt dhe duket se do të jetë një baladë që do të fitojë zemrat e të gjithëve.
/abcnews.al