Krahas suksesit në muzikë, Rita Ora është përfshirë dhe në kinematografi. Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të luajë në një film të ri. Ylli i muzikës pop i është bashkuar kastit të serialit të ardhshëm të Disney Plus, Beauty and the Beast.
Këngëtarja do të luajë rolin e një të “arratisure me aftësi të mbinatyrshme, që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë”. Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka ndarë lajmin e bukur për ndjekësit e saj në Instagram ku shprehet shumë e lumtur për rolin që i është besuar.
“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit ‘E bukura dhe Bisha”! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja ‘Beauty and the Beast’ me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet.
View this post on Instagram
Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore. Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjen time drejtuese.
Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t.“, ka shkruar këngëtarja. /abcnews.al