Kjo hile nuk i shkon në mendje as djallit! 13 persona mashtruan bankat duke përvetësuar një thes me para

schedule10:48 - 8 Shkurt, 2022

schedule 10:48 - 8 Shkurt, 2022

Policia e e Stambollit ka arrestuar 13  persona sipas “Milliyet“, të akuzuar për mashtrim të dhe falsifikim të kartmonedhave duke iu kapur atyre një shumë prej 100 mijë dollarësh amerikan.

Gjithçka ndodhi pas disa denoncimeve nga persona të ndryshëm pasi ata kishin parë lëvizje të dyshimta të llogaritë e tyre bankare, raporton abcnews.al.

“Operacioni” i mashtruesve vijoi vetë një muaj dhe gjatë kësaj periudhe arritën të përvetësonin një shumë të konsiderueshme parash.

Si funksiononte?

Pasi stamponin kartmonedha të dollarit amerikan false, ata i depozitonin ato në llogaritë e personave të ndryshëm përmes bankomateve.

Pasi i kishin depozituar dhe bankomati nuk i kuptonte që ishin kartmonedha të falsifikuara, mashtruesit i nxirrnin prej një bankomati tjetër të njëjtën sasi parash.

Në këtë mënyrë ata kishin mashtruar bankën duke futur në bankomat kartmonedha të falsifikuara, ndërsa nxirrin prej tyre kartmonedha të rregullta. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!