Asambleja politike e EPP, Basha: Reformat zgjedhore, territoriale dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritare që Shqipëria të ecë përpara
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, e cila i zhvilloi punimet online.
Krahas luftës kundër korrupsionit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, renditi si prioritete të PD-së, edhe reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
“Ne po fokusojmë të gjithë vëmendjen dhe energjinë tonë për të ecur përpara me reformat që do t’u mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike. Reformat zgjedhore dhe territoriale, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona kryesore”,- theksoi ndër te tjera kryetari i PD-së, Lulzim Basha. /abcnews.al