Kushti i Zidane për të marrë drejtimin e PSG-së mund të bëjë bashkë Messin dhe CR7

schedule10:33 - 7 Shkurt, 2022

schedule 10:33 - 7 Shkurt, 2022

Në fund të sezonit Mauricio Pochettino do të largohet nga drejtimi i PSG-së. Drejtuesit e skuadrës franceze kanë menduar të punojnë në këtë drejtim për të gjetur edhe timonierin e duhur për t’i besuar edhe çelësat e skuadrës. Përflitet shumë lart e poshtë se ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane mund të ulet në stolin e parizienëve për t’i drejtuar ata në sezonin e ri.

Me teknikun francez që është shumë afër PSG-së, kanë filluar edhe aludimet për lojtarët që kërkon të ketë në skuadër. Sipas “Daily Mirror” që francezi të marrë drejtimin e skuadrës së PSG-së ka një kusht.

Marrëdhënia e mirë që Zidane ka pasur me Cristiano Ronaldon kur ishin në “Santiago Bernabeu” ka lënë mbresa te tekniku francez, i cili mendon ta ketë përsëri nën urdhrat e tij sulmuesin portugez.

Blerja e CR7 është kushti i vetëm i Zidane sipas burimit në fjalë. Portugezi nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Angli dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në kryeqytetin e Francez.

Nëse kjo që arrihet atëherë përveç ribashkimit të Zidane dhe Ronaldos, do të kishim mundësinë të shikonim te skuadra e PSG-së dy sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit Messi-CR7, teksa luajnë për të njëjtën fanellë. Diçka e pamundur në dukje, por në futboll jemi mësuar tashmë me transferime “BIG”, dhe për gjëra të tilla “Kurrë mos thuaj Kurrë”. /f.a/abcnews.al