Seanca për Metën në “Kushtetuese”, Dervishaj: Ka shkelje në procedurat e Kuvendit për shkarkimin

schedule10:28 - 7 Shkurt, 2022

schedule 10:28 - 7 Shkurt, 2022

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e vendimit për shkarkim ose jo të presidentit Ilir Meta. Në seancën e sotme do të përgjigjet Presidenca për 72 pyetjet.

Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja, Presidenti ka bërë një kërkesë. “Kemi nevojë të shfaqim fakte para Gjykatës”, ka thënë përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

Lexo edhe: Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta jep mesazhin nga Liqeni Artificial

“Ka shkelje në procedurat e Kuvendit për shkarkimin”, është shprehur Dervishaj.

“Jemi në seancën e tretë te kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtetësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por Kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik i jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 sic e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar. Nwse do të krahasojmë pikën 20 të urdhërit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe tituli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është  e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë cka pretendon presidenti.

Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje. Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashkut me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime”, ka deklaruar më tej përfaqësuesi i Metës. Një provë tjetër që dorëzoi Presidenca janë deklaratat e Kryeministrit për Presidentin.

Ndërkohë, Vitore Tusha i ka kërkuar Dervishajt të përgjigjet për pyetjet dhe jo të bëjë komente.

Pjesë nga debati:

Vitore Tusha: Ju kemi ftuar për të dhënë përgjigje. Ju duhet të përgjigjeni para seancës. Deri tani kemi dëgjuar analizën për disa prova dhe komentin për to. Është seancë publike duam të  dëgjojmë.

Bledar Dervishaj: Unë kam dorëzuar  përgjigjet me shkrim. Permbledhtazi për disa u përgjigja.

Vitore Tusha: Ju zgjidhi të mos përgjigjeni për pyetjet. Atëherë kush do i bëje rolin e kthimit të përgjigjeve. Është në të drejtën tuaj të zgjidhni si do të komunikoni.

Bledar Dervishaj: Kemi zgjedhur këtë rrugë, i kemi dorëzuar me shkrim.

Vitore Tusha: Ju mendoni se etapa e përgjigjeve është ezauruar?

Bledar Dervishaj: Të gjitha pyetjeve të gjykatës i jemi përgjigjur.

Klotilda Bushka: Nuk janë ndjekur dy standarde. (për deklaratat e kryeministrit) Nuk është në rolin e presidentit t’i përdorë këto situata a thua se është ndonjë konkurent nga ndonjë parti tjetër. Provat janë të pavlefshme sepse nuk tregojnë shkakun pse presidenti ka bere ato akte.

Kujtojmë se në seancën e fundit, përfaqësuesit e Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkim.

Sipas tyre, Presidentit iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor. Po ashtu sipas përfaqësuesve të Metës Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin. g.v/abcnews.al