Platforma për dialogun dështon në Komisionin e Jashtëm

schedule22:57 - 25 Shkurt, 2019

schedule 22:57 - 25 Shkurt, 2019

Platforma për dialogun me Serbinë nuk ka arritur të marrë konsensusin e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit të Kosovës. Sipas deputeteve te ketij komisioni, drafti lë hapësira për negociimin e territorit të Kosovës.

Platforma për dialogun me Serbinë i lë hapësirë negocimit për territorin e Kosovës, vlerëson kryetarja e komisionit për punë të jashtme Vjosa Osmani. Gjatë shqyrtimit të platformës, Osmani tha se në të mungon fjala që territori është i panegociueshëm.

Platforma nuk kaloi në mungesë kuorumi. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve i ka kërkuar Delegacionit të Dialogut që të kenë bashkëpunim me këto shoqata, në mënyrë që sipas tij, kjo temë të ngritët edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në platformën për dialogun me Serbinë si temë është futur edhe cështja e të pagjeturve. Edhe 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë janë 1.647 persona që ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre./abcnews.al