35 prej 100 tenderave BIG gjatë vitit 2021, janë cilësuar si tendera me flamur të kuq të cilët nuk garantojnë transparencë, shmangin garën dhe diskriminojnë bizneset duke krijuar premise për korrupsion.
Këto tendera kanë vlerë totale të fondit limit 76 585 232 788 Lekë (shtatëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e tetë miliardë). Çfarë fshihet pas procedurave të kufizuara bazuar në aktin normativ me fuqinë e ligjit 9 të datës 16.12.2019 “ për përballimin e pasojave të tërmetit”, miratuar nga kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr 97/2019 më datë 18.12. 2019, një ligj i cilësuar abuziv nga organizata joqevritare, media dhe opozita. Ekspertët flasin për abuzime bazuar në këtë ligj në procesin e lëvrimit të fondit 120 miliard lekë për rindërtimin.
Cilat janë argumentet e mazhorancës përkundrejt kontestimeve ndaj këtij ligji. Çfarë janë ligjet me porosi dhe sa të tilla janë miratuar në kuvend gjatë periudhës 2008-2020 sipas TI-së; hulumtimi i rasteve konkrete. Ligjet me porosi si element i kapjes së shtetit në Shqipëri sipas Transprencë International dhe raportet e tjera të organizatave ndërkombëtare që flasin për rritjen e nivelit të korrupsionit në Shqipëri.
Ky dokumentar është një produkt i @abcnews.al, zbatues të projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @QJournalism, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media.