Rama thirrje qytetarëve: Denonconi në Komisariatin Dixhital ata që na turpërojnë si shqiptarë

schedule20:32 - 5 Shkurt, 2022

schedule 20:32 - 5 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit. Rama bën thirrje që të denoncohen përmes komisariatit dixhital ata që dëmtojnë natyrën dhe na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit

Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore

*momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër”, shkruan kryeministri Edi Rama. /abcnews.al