Silvana Bushati: Jam më burrë se shumë burra

schedule19:35 - 5 Shkurt, 2022

schedule 19:35 - 5 Shkurt, 2022

Silvana Bushati në një intervistë për Abcnews.al me gazetarin Ermal Vaka ka deklaruar se pas këngës shumë komente e kanë kritikuar se e ka zërin si burrë. Ndalur tek këto komente ajo u shpreh se është më burrë se burrat e sotëm në shumë aspekte. Megjithatë Bushati theksoi se edhe si grua ndihet e realizuar si nënë e dy fëmijëve.

Pjesë nga intervista

Po me muzikën çfarë pate?

Me muzikën u ndodha krejt rastësisht në një studio me shoqërinë edhe i thash do bëj edhe unë një këngë… Dalim tek komentet e shumta për zërin tim që e ka si burrë, është si burrë. Unë në të vërtet jam më burrë se shumë burra.

Si je më burrë se shumë burra?

Në shumë aspekte. Përveçse na mungon … (qesh)

Nuk po flasim për burrat me mustaqe të dikurshëm por po flasim për ato që janë sot.

Vërtet keni shumë të drejtë ju komentet që thoni je si burrë. Gjithsesi unë kam bërë shumë gjëra edhe si vajzë, jam nënë e dy fëmijëve. Kam plotësuar edhe pjesën e të qënurit një femër shumë e zonja për të rritur fëmijët por edhe për të mbajtur bashkëshortin.

/abcnews.al