Nga Leontina Nika
Shefja e redaksisë së filmit në arkiv Erjona Vyshka rastësisht tek bukinistët që shesin libra në rrugë gjen një kopje të rrallë të novelës “Tana” të Fatmir Gjatës. Libri është botuar 64 vite më parë dhe mbanë në ballinë portretin e aktores Tinka Kurtit realizuar nga piktori disident Edision Gjergo. Vyshka në një intervistë për abc thotë se filmi i parë shqiptar tashmë është restauruar dhe pritet që të ketë edhe një rrugëtim të ri në kinematë Europiane.
Ky është një libër i rrallë i botuar 64 vite më parë, në po të njëtën kohë kur lind edhe filmi i parë shqiptarë “Tana”. Erjona Vyshka, shefja e redaksisë së filmit në Arkiv, këtë libër me kopertinën që mbanë firmën e piktorit disident Edison Gjergo, e ka blerë në një pikë shitje librash të përdorur buzë rruge.
Megjithëse në arkivë ruhet skenari tekniko- regjisorial, foto të kinoprovave, madje e edhe puthja e parë në kinema, e cila nuk u shfaq, një kopje e tillë me portretin e Tinka Kurtit mungonte, tashmë ky libër i veçantë i shtohet bibliotekës së arkivit.
Ky është imazhi i ri i figurës dhe zërit që do të ketë filmi Tana së shpejti pas përfundimit të restaurimit të tij. Filmi i parë shqiptarë pas restaurimit pritet që të nis edhe një rrugëtim në festivale europiane.
Subjekti i filmit, trajton temë nga jeta shoqërore e fshatit me skenar nga Fatmir Gjata, mbështetur në novelën e tij me të njëjtin titull. Me regji nga Kristaq Dhamo, muzika e filmit është shkruar nga Çesk Zadeja Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë, nga ky çast , ju desh të prisnin deri në vitet 90 regjisorët shqiptarë që ta ripërsërisnin skena të puthjes në ekranin e kinemasë. /abcnews.al