Francezët po rifitojnë besimin tek presidenti i tyre Macron dhe më shumë se gjysma e tyre dëshirojnë përfundimin e protestave të “Jelekëve të Verdhë”. Janë këto të dhënat e sondazheve më të fundit të kryera në 20 dhe 21 Shkurt.
Sipas sondazheve më të fundit, popullariteti i presidentit francez Emmanuel Macron është kthyer në nivelet e para protestave të “Jelekëve të Verdhë”, me 32 për qind të francezëve që mendojnë se Macron është një president i mirë. Në momentin më të keq të protestave të “Jelekëve të Verdhë” kundër Macron, në Dhjetor, popullariteti i tij shënonte 27 për qind.
I njëjti sondazh i kryer mes 20 dhe 21 Shkurtit tregon se 55 për qind e francezëve mendojnë se protestat e “Jelekëve të Verdhë” duhet të ndërpriten. Në të shtunën e 15 të protestave, rreth 46 mijë persona manifestuan në të gjithë Francën kundër qeverisë dhe presidentit./abcnews.al