Rrëshqitja e dherave izolon fshatin në Lezhë, banorët: S’ka shanse të futet ambulanca

schedule13:06 - 5 Shkurt, 2022

schedule 13:06 - 5 Shkurt, 2022

Disa banesa rrezikohen të shemben e disa të tjera janë izoluar në fshatin Tresh të Lezhës për shkak të rrëshqitjes së dherave. Fenomeni ka nisur gushtin e vitit të shkuar dhe ka vijuar me shtimin e intensitetit të shirave. Kjo ka vendosur në vështirësi banorët që kërkojnë të gjenden zgjidhje.

“Ka 3 muaj që kjo rrugë është e bllokuar. As nuk shkon makina as ambulanca. Edhe po u sëmur një njeri nuk ka shanse të futet ambulanca. I lutemi shtetit ta rregullojë rrugën”.

Banorët thonë se aktualisht reshjet kanë qenë të pakta, por frika është e pranishme me fenomenin që vijon. Situata është monitoruar edhe nga bashkia e Lezhës. Kjo e fundit e ka referuar rastin tek emergjencat civile, por zgjidhja ende nuk ka ardhur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!