“I kërkoj falje”, Einxhel habit me deklaratën pas sherrit me Donaldin

schedule12:06 - 4 Shkurt, 2022

schedule 12:06 - 4 Shkurt, 2022

Einxhel ka biseduar me Arjolën për debatin e fortë që pati me Donaldin dy ditë më parë.

Moderatorja përfshiu në debat e sipër dhe Mariana Kondin, duke i thënë aktorit të humorit se nuk e ka paguar. Einxhel është penduar për këtë dhe i ka kërkuar ndjesë publike.

“Përveç Marianës që i kërkoj ndjesë dhe e përfshiva në debat por isha e detyruar sepse u quajta se nuk jam paguar dhe se nuk jam e talentuar dhe jo korrekte.”, tha Einxhel.

Kujtojmë që debati nisi pasi Einxhel tha se vëllezërit Veshaj u bënë të famshëm për shkak të dashurave të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!