Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq nuk u shkarkua pasi shumica e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.
Duke folur për këtë situatë në Malin e Zi, analisti Mentor Nazarko, ka theksuar se Abazoviç po bënë politikë epokale. Sipas Nazarkos, Abazoviç me origjinë shqiptare i ka dhënë fund politikës 30-vjeçare të Gjukanoviçit.
“Kjo që bën Abazoviç është epokale. Se ai, një shqiptar, ka arritur t’i japë fund në këto 30 vjet dominimit të pa kundërshtuar të Gjokanoviç. Kjo ndodhi para 7 muajsh. I është imponuar partive pro serbe të mos dali nga kursi pro Europian. Ka kthyer pronar e shqiptarëve të Ulqinit. Ka goditur dhe sekuestruar Mali i Zi sasinë më të madhe të kokainës. Ka ruajtur boshtin pro perëndimor në një vend shumë delikat.” tha Nazarko.
/abcnews.al/

