Tiranë mban vendin e parë për numrin e të infektuarve me COVID duke nisur që nga fillimi i pandemisë. Pas kryeqytetit më të prekura nga COVID janë Kruja me 57 raste, Fieri me 54 raste, Vlora me 53 raste, Berati me 45 raste, Lushnja me 39 dhe Durrësi.
Renditja në vijim sipas ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit është: 30 të infektuar në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirokastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan.
Në disa zona të tjera ka vetëm 3 të infektuar në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për: Kukësin, Pogradecin, Cërrikun, Prrenjasain. Më pas, 2 raste janë regjistruar në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë.
Një i infektuar është regjistruar në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 16,427 pacientë aktivë me COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. /abcnews.al