Këngëtarja e njohur Marjona Metohu është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja pak kohë më parë. Gjatë kësaj periudhe, Marjona ka ndarë foto dhe video me barkun e rrumbullakosur. Sot, ajo ka zbuluar dhe gjininë e bebit.
Teksa ndodhet me pushime, këngëtarja dhe partneri kanë zbuluar se po presin një djalë në organizimin që kanë bërë pranë detit. Partneri i saj nuk e shprehu entuziazmin se do të bëhet baba i një djali, siç shihet dhe nga pamjet e publikuara.
/abcnews.al