Federohet “shpëtimtari” i Longos, pritet debutimi kundër Egnatias

schedule11:56 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:56 - 3 Shkurt, 2022

Kukësi humbi thellë me Tiranën në “Air Albania”, javën e kaluar, sfidë ku verilindorët pësuan plot 4 gola nga sulmi i bardhebluve.

Pas kësaj ndeshje trajneri Diego Longo, humbjen ia “faturoi” menaxherit të lojtarit Jorgo Pëllumbi që nuk mundi ta federonte në kohë lojtarin për ndeshjen kundër kryeqytetasve, të cilin e kishte projektuar titullarë.

Kukësi luan të diel në 13:45 me Egnatian në transfertë, me ndeshjen që vlen për javën e 19 të Abissnet Superiores, dhe ndaj rrogozhinasve tekniku Longo do të ketë të gatshëm “shpëtimtarin” e tij , Pëllumbin të cilin do e pozicionojë në qendrën e mbrojtjes.

Aktualisht verilindorët pozicionohen në vendin e 3-të me 31 pikë, -3 pikë nga Laçi i vendit të dytë dhe -9 pikë nga Tirana kryesuese. /f.a/abcnews.al