Sot ka dalë përpara autoriteteve në Greqi 23-vjeçari shqiptar që vrau 19-vjeçarin grek Alkis Kampanos në Selanik.
Me kokën ulur dhe mbuluar, jashtë dyerve të gjykatës ishin mbledhur një grup personash që lëshuan sharje dhe ofendime kundër tij. Shqiptari i mohoi akuzat që janë ngritur kundër tij për vrasje.
Policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë, që janë në kërkim. Kamerat e sigurisë që kanë kapur momentin e vrasjes “gozhdojnë” autorët dhe shqiptarin që mban një thikë në dorë me të cilën qëlloi grekun.
Po sipas mediave greke, 23-vjeçari shqiptari është proceduar edhe disa vite më parë për një plagosje me thikë. I cilësuar nga mediat dhe autoritetet si “huligan” tashmë i riu shqiptar do të përballet me shumë vite burg.
/Abcnews.al