Këngëtari i njohur Art Abazi është fejuar. Çifti kanë zgjedhur ta kurorëzojnë dashurinë në një datë të veçantë 2/2/22. Abazi i ka propozuar partneres në qytetin e bukur të Venecias nga ku dhe ka ndarë disa momente.
“2/2/22, dashuria jonë triumfoi ?”, ka shkruar këngëtari krahas fotove. Lajmin e ka bërë me dije vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale. Sa i përket muzikës, kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtarit është publikuar tetë muaj më parë dhe mban titullin “S’më doje”.
/abcnews.al