Anësori kampion i Evropës, me paterica pas dëmtimit të rëndë, është përqafuar me përzemërsi nga serbi, bashkëlojtari i tij edhe në Fiorentina.
Chiesa dhe Vlahovic ishin bashkëlojtarë për dy sezone në Fiorentina , pikërisht në 2018-19. Ata e gjejnë veten te bardhezinjtë, Dushani, si një blerje e spikatur gjatë kësaj merkatoje për formacionin e Missimiliano Allegri, ndërsa nga ana tjetër Federico, po përballet me dëmtimin shumë të rëndë të marrë në ndeshjen kundër Romës dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij para fillimit të kampionatit të ardhshëm.
Në Twitter, Juventus ka postuar momentin e takimit mes dy lojtarëve, një moment emocionues mes dy miqsh që ritakohen përsëri së bashku, tashmë me fanellën e Juventusit.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al