Vijojnë reagimet për debatin e fortë mes Einxhelit dhe Donaldit, ku moderatorja e akuzoi se e kishte hequr nga puna pa e lajmëruar, pasi kishte bërë një aksident. Ajo madje tha që vëllezërit Veshaj nuk e kishin paguar dhe duhet të dilte të gjente sponsora, sikur të ishte emisioni i saj.
Nga ana tjetër, Donaldi u shpreh se asgjë nga ato që thotë Einxhel nuk është e vërtetë, por ka qenë ajo që nuk ishte korrekte. Madje, aktori ka kërkuar që vëllai i tij jashtë, Romeo të nxjerrë provat.
LEXO EDHE: “U bënë të famshëm nga të dashurat e tyre”, pas sherrit të Donaldit me Einxhel, reagon Romeo
Lidhur me këtë ka reaguar edhe një ndër moderatoret e emisionit “Binjakëve”, Sara Gjordeni, e cila thotë se e vërteta është ndryshe nga ajo e Einxhelit.
Përmes një postimi në Instastory, Sara deklaron se çunat kanë qenë shumë korrekt dhe gjithçka çfarë thuhet është mashtri
“Unë si vajza që bashkëpunova me Donaldin dhe Romeon pas Einxhel, di të them që çdo fjalë e djeshme ka qenë super mashtrim. Donaldi, Romeo, madje edhe Mario dhe i ati i tyre ishin të gjithë në studio 3 deri në orën 4 përpara meje dhe Marjanës. Çunat shkruanin edhe pjesët tona dhe siguroheshin herë pas herë të mos ishim në siklet. Mario ishte aty i gatshëm për çdo gjë gjithashtu”, ka shkruar ndër të tjera ajo./abcnews.al