Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang tashmë lojtar i Barcelonës për, i cili është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Xavi Hernandez.
Pas konfirmimit të Arsenalit për largimin e sulmuesit, ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale një tekst për eksperienën e tij te “topçinjtë”.
Aubameyang ka theksuar se largimi i tij nga Arsenali nuk ishte në mënyrën e tij më të mirë, ndërsa ka treguar se mbajtja e shiritit të kapitenit te skuadra angleze ishte një nder i madh për të.
“Faleminderit që e bëtë Londrën një shtëpi për mua dhe familjen time për katër vitet e fundit. Kemi kaluar ulje-ngritje së bashku dhe mbështetja juaj ka pasur shumë kuptim për mua. Të kisha mundësinë për të fituar trofe dhe nderin për të mbajtur shiritin e kapitenit në një klub si ky ja qenë diçka që unë do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.
Kam qenë gjithmonë 100% i përqendruar dhe i përkushtuar për të bërë më të mirën time për këtë klub, kështu që largimi pa një lamtumirë të vërtetë dhemb, por ky është futbolli. Jam i trishtuar që nuk kam pasur mundësinë t’i ndihmoj shokët në javët e fundit, por nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për këtë klub dhe u uroj djemve dhe tifozëve gjithë të mirat dhe shumë vite të suksesshme në vazhdim. Me dashuri, Auba!” ka shkruar sulmuesi.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al