Do të mbërrijë nesër në Tiranë , Presidenti i UEFA-s, Alexandër Ceferin.
Rtsh Sport bën me dije se slloveni do ketë një takim personal me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një drekë pune me kreun e FSHF-së, Armand Duka.
Kjo vizitë ishte parashikuar të bëhej ditën e hënë, dhe arsyeja e saj tashmë dihej, ku zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, tensionimi i situatës para Asamblesë Zgjedhore për presidentin e FSHF-së dhe finalja e Conference League, pritet të jenë disa nga temat e diskutimit mes palëve. /f.a/abcnews.al