“Po kaloj ditë të këqija, askujt nuk i intereson”, Ronela Hajati shqetëson fansat me postimin e fundit

schedule10:10 - 2 Shkurt, 2022

schedule 10:10 - 2 Shkurt, 2022

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura. Artisja udhëtoi së fundmi në Londër për të ripërpunuar këngën, me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovision. Pavarësisht energjisë dhe pozitivitetit që tregon, duket sikur këngëtarja nuk po kalon një periudhë të mirë.

Këtë e ka treguar me postimin që ka bërë së fundmi, ku nuk duhet optimiste. Ajo shprehet se edhe pse është treguar gjithmonë e qeshur po kalon një disa ditë të këqija. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këngëtaren apo është thjesht një mesazh për peripecitë që ka kaluar në jetë, pasi nuk ka dhënë detaje.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të keq… tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se kush është duke kaluar”, ka shkruar ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!