Policia italiane ka goditu bandën e drogës ku të përfshirë ishin edhe disa policë.
Mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni karabinierët kanë arrestuar 31 persona të gjithë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane anëtarët e kësaj bande vidhnin drogë nga bandat e tjera me pretendimin se ishin punonjës policie dhe organizonin kërkime të rreme.
Organizata e shpërndarësve të drogës, të gjithë të huaj, funksiononte në Italinë Veriore dhe në provincat e Romës dhe Forlì-Cesena.
Ndërkohë gjatë operacionit u sekuestruan 800 kg drogë me vlerë mbi 640 mijë euro.
Sipas informacioneve hetimet në lidhje me këtë rrjet kriminal kishin nisur që në vitin 2017 nga Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Monza Brianza-s së bashku me personelin e Njësisë Hetimore Rajonale të Milanos të Trupave të Policisë Penitenciare, ku janë zbuluar një sërë vjedhjesh që nuk ishin raportuar kurrë.
Ndërkaq gjatë hetimeve rezultoi se si organizata kriminale e ka rikuperuar drogën ku një pjesë është importuar direkt nga Spanja, nëpërmjet korrierëve me origjinë rumune. /abcnews.al