Rikthehet Beatrix dhe flet për Donaldin: Nuk e prisja, gjysma ime është brenda ‘Big Brother VIP’

schedule22:46 - 1 Shkurt, 2022

schedule 22:46 - 1 Shkurt, 2022

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj është rikthyer në skenën e “Big Brother VIP”, pas gjendjes emocionale të rënduar.

Ajo dukej shumë e lumtur dhe tha se ka kaluar disa ditë të vështira, por e kanë surprizuar mesazhet e  publikut.

“Kam marr një ngrohtësi nga produksioni edhe gjatë kohës që isha në shtëpi. Kam një ritëm më të avashët se banorët e tjerë, më duhej më shumë kohë që të përpunoja emocionet, ndjenjat dhe ja ku jam tani, jam shumë mirë. Këto ditë kam kaluar ditë të vështira, kisha vështirësi të ambjentohesha dhe të kapja ritmin e jetës reale, por kam pasur fatin që jam rrethuar me dashuri nga familjarët, gjithashtu dhe miqtë. Mbi të gjitha jam surprizuar nga publiku nga të cilët kam marr mesazhe shumë të gjata me dashuri, i përulem të gjithëve dhe i falenderoj shumë, nuk e prisja. Jam shumë e lumtur”, u shpreh Beatrix.

Sakaq, Arbana e pyeti dhe për këngën e re që ia kushtoi Donaldit dhe ajo u përgjigj: “Muzika është pasioni im, terapia ime, studio është vendi ku unë ndihem e sigurt dhe jam e lirë të shprehem. Donaldin e kam parë. Ditët e para kisha vështirësi të ndahesha nga televizori, ishte e pamundur të mos i ndiqja sepse gjysmën time e kam aty brenda. Emocionet e tij i kam përjetuar bashkë me të“./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!