Prezantohen shërbimet më të fundit dixhitale nga Albtelecom

schedule08:48 - 23 Shkurt, 2019

schedule 08:48 - 23 Shkurt, 2019

ALBtelecom, në bashkëpunim me Turkcell, prezantoi shërbimet më të fundit dixhitale të cilat do ndryshojnë përgjithmonë tregun e telekomunikacionit.

Gjatë një eventi, ALBtelecom prezantoi shërbime të reja dixhitale revolucionare të cilat do i shtojnë vlerë komunikimit, duke e sjellë atë me standardin më të lartë inovativ për shqiptarët.

Aplikacionet e reja: BIP dhe LifeCell do i mundësojnë çdo klienti ALBtelecom të komunikojë pa konsumuar paketat e internetit, dhe jo vetëm.

Ky hap i rëndësishëm për ALBtelecom u prezantua në këtë event ku ishin të pranishëm emrat më të njohur të biznesit, politikës dhe medias shqiptare.Kaan Terziollu, Drejtori i Përgjithshëm i “Turkcell” prezantoi vizionin e Lifecell dhe ambicien për të patur konsumatorë në të gjithë botën. Ai u shpreh se partneriteti me ALBtelecom do të vazhdojë të ofrojë produkte të tjera në këtë drejtim.Ahmet Ҫallëk, një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, tha se klima e biznesit në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Ai gjithashtu e konsideroi bashkëpunimin me Turkcell si vendimtar për futjen e inovacionit në tregun shqiptar.

Ministri i Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes,Z. Eduard Shalsi, u shprehbesimplotë dhe i vendosurqëinvestimetëtilla do tëkenëgjithmonëmbështetjen e qeverisëpërkrijimin e njëklimesamëtëpërshtatshmebiznesi. Shërbimetëtillainovative i vijnënëndihmëmodernizimittëShqipërisë, prandajkjoështënjëfazëshumë e rëndësishme, jo vetëmpërkompaninë, porpërtëgjithëvendin.Tahsin Jëllmaz, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom tha gjatë fjalës së tij se qëllimi i ALBtelecom është të sjellë teknologji dhe internet për çdo qytetar shqiptar. “Partneriteti Lifecell bëhet mjaft i rëndësishëm në vitet në vijim, në përmbushjen e vizionit tonë në bërjen e internetit dhe shërbimeve digjitale inovative të arritshme për të gjithë shqiptarët”.

Që nga procesi i privatizimit në vitin 2007, ALBtelecom ka investuar më shumë se 320 milionEuro për infrastrukturë fikse dhe mobile. Kjo kompani përfaqëson një nga korporatat më të mëdha në vend që punëson mbi 800 punonjës në të gjithë Shqipërinë.

Vizioni ALBtelecom mbetet të ofrojë shqiptarëve shërbimet më të mira dhe më inovative në telekomunikacion.