Koreja e Jugut ka arritur të sigurojë një biletë për në Botërorin “Katar 2022”, e cila e siguron kualifikimin në botëror për herë të 10-të radhazi.
Koreja Jugut fitoi duelin e sotëm kundër Sirisë me rezultatin e pastër 2-0 dhe ka çuar në 11 pikë diferencën me Emiratet e Bashkuara Arabe, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.
Ndeshja Siri-Kore e Jugut, e luajtur në Dubai, u vendos në pjesën e dytë me golat e Kim Jin-Su dhe Kwon Chang-Hoon.
Me kualifikimin e Koresë së Jugut shkon në 15 numri i skuadra të konfirmuara në këtë kompeticion madhor.
✅✅✅✅✅✅✅✅✅✅✨
Ten back-to-back #WorldCup tournaments! ??? @theKFA | #WCQ pic.twitter.com/SPzIEzlvuP
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 1, 2022
/f.a/abcnews.al