Një incident ka ndodhur këtë të martë në lagjen Jenfeld të Gjermanisë, ku sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i armatosur është futur në ambientet e shkollës.
Mediat vendase bëjnë me dije se forca të shumta policie janë grumbulluar në ambientet e shkollës Otto Hahn në lagjen Jenfeld të Hamburgut.
Sipas policisë nuk është akoma e qartë nëse personi i armatosur është futur brenda në ndërtesë apo thjesht vetëm ka kaluar në ambientet e saj.
“Si masë paraprake, objekti i shkollës aktualisht është duke u kontrolluar nga njësitet speciale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se prindërit që duan të marrin fëmijët duhet që të kontaktojnë me shërbimet e sigurisë./abcnews.al