Policia ka konfirmuar tashmë se brenda makinës që ra mëngjesin e sotëm në Shkumbin ndodheshin pesë persona. Për fat të mirë, dy prej tyre u nxorën të gjallë prej saj ndërsa është konfirmuar se dy të tjerë ndërruan jetë pasi u bllokuan në makinë. Një person i tretë është rrëmbyer nga rryma dhe dyshimet janë se mund të ketë ndërruar jetë.
Policia ndërhyri për të nxjerrë makinën nga lumi me ekskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës.
Lexo edhe: Aksidenti tragjik në Kthesën e Murrashit, tre të vdekur
Gjithçka ndodhi pasi makina që ra në lum u përplas me një tjetër automjet tip “Ford” i cili drejtohej nga një person i identifikuar si Sajmir Gjuzi.
Policia është duke kërkuar shkaqet e aksidentit që çoi në këtë tragjedi, ndërsa paraprakisht dyshohet lagështira dhe një parakalim i gabuar. /abcnews.al