Danimarka heq të gjitha kufizimet anti-covid

schedule08:21 - 1 Shkurt, 2022

schedule 08:21 - 1 Shkurt, 2022

Danimarka do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që do të heqë të  gjitha kufizimet anti-covid, pavarësisht numrit rekord të rasteve, duke u mbështetur në shkallën e lartë të vaksinimit për të përballuar variantin më të butë Omicron.

Pas përpjekjes së parë për të hequr të gjitha kufizimet midis shtatorit dhe nëntorit, vendi skandinav do të heqë detyrimin për të mbajtur maskat, çertifikatën shëndetësore dhe orët e kufizuara për hapjen e bareve dhe restoranteve.

Klubet e natës do të rihapen sot, kur të hiqen perfundimisht kufizimet në numrin e njerëzve të lejuar për tubime. Vetëm disa kufizime do të mbeten në fuqi për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga vendet jashtë Shengenit.

Më shumë se 60% e danezëve kanë marrë një dozë të tretë në krahasim me një mesatare të BE-së prej pak më pak se 45%. Gjithashtu autoritetet shëndetësore vlerësojnë se 80% e popullsisë është e  mbrojtur nga Covid.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!