Gjykata e Shkodrës la të lirë policin e zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime para 2 javësh me dyshimet se ka abuzuar seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.
Gjykata rivlerësoi masën për policin dhe vendosi masën ‘detyrim paraqitje’. Berhan Bajrakurti ka mohuar akuzat e bëra publike, ku polici shfaqej duke kryer veprime të turpshme.
Por pas kaq kohë hetimi, denoncuesi nuk është gjetur. Vetë Bajrakurti nuk ka pranuar të flasë për videon. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh para pak kohësh gjatë vizitës në Malësinë e Madhe se nuk po gjendet denoncuesi për rastin./abcnews.al