Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan refuzoi shkëmbimin e bujshëm të ofruar nga Tottenham

schedule18:05 - 31 Janar, 2022

schedule 18:05 - 31 Janar, 2022

Tanguy Ndombele është bërë sot përkohësisht lojtar i Olympique Lyon. 3 milionë euro për huazimin e mesfushorit të fuqishëm të Tottenham dhe e drejta blerjes në 65 mln euro.

Tottenham në këtë mënyrë i ka bërë vend në mesfushë afrimit të Rodrigo Bentancur.

Një skenar interesant është përhapur orët e fundit. Një shkëmbim i mundshëm mes lojtarësh mund të ndodhte në destinacionin Itali-Angli.

Siç bëhet e ditur nga mediat angleze, Tottenham i ka ofruar Milanit një ofertë për shkëmbimin e dy lojtarëve të tyre, ku në qendër do të ishin Franck Kessie dhe Tanguy Ndombele.

Një shkëmbim i tillë është refuzuar nga Milanit, dhe me mesfushorin Ndombele që pranoi ofertën e e Lyon.

Kujtojmë që Tottenham mbylli nga Juventusi si Kulusevski ashtu edhe Bentancur, për një shifër gati 70 milionë euro teksa largoi Gil dhe Ndombele. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!