Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të ëmbël të showbizit shqiptar. Ata u njohën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku edhe nisën lidhjen e tyre. Ndërkohë, tani po e shijojnë romancën e tyre mes Prishtinës dhe Tiranës.
Së fundmi, Sara i ka dhënë mundësinë fansave, të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në Instastory. Mirëpo, ajo ka vendosur një kusht të mos flasin për fejesë ose martesë pasi është ende herët.
“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”, pyeti një ndjekës Sarën.
Ndërkohë ajo u përgjigj: “Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”./abcnews.al