650 ushtarë të rinj do t’i bashkohen FSK-së

schedule13:48 - 22 Shkurt, 2019

schedule 13:48 - 22 Shkurt, 2019

Drejtori i departamentit të informacionit në Ministrinë kosovare të Mbrojtjes, Ibrahim Shala, konfirmoi për mediat në vend se në Forcat e Sigurisë së Kosovës do të pranohen dhe 650 ushtarë të rinj, ndërsa nuk do të ketë vende të rezervuara për komunitetin serb apo pakicat e tjera.

Mediat kosovare raportojnë se Ushtria e Kosovës ka nisur pranimin e rekrutëve të rinj. Pas miratimit në Kuvend të tri projektligjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin e përgjegjësive të Forcave Speciale të Kosovës, për herë të parë është hapur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Ushtria e re e Kosovës do të ketë rreth 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga drejtori i departamentit të informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, Ibrahim Shala. Ky i fundit shtoi se  në këtë fazë rekrutimi pritet të pranohen rreth 650 ushtarë të rinj të FSK-së.

Shala theksoi se nuk do të ketë vende të rezervuara për komunitetin serb apo komunitet tjera jo shumicë. Parlamenti i Kosovës miratoi tri projektligjet për FSK-në më 14 Dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos të NATO-s, sipas të cilëve nuk ishte koha e duhur për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ndërkohë Ministria e FSK-së është transformuar në Ministri të Mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!