Si ndikon seksi kundër plakjes?

schedule14:55 - 31 Janar, 2022

schedule 14:55 - 31 Janar, 2022

Studimet shkencore konfirmojnë  edhe njëherë se seksi është një nga mënyrat më efektive kundër plakjes. Por pse seksi konsiderohet një mjet efektiv kundër plakjes, i cili na ndihmon të ruajmë  freskinë e moshës.

Estrogjeni

Nivelet e estrogjenit të një gruaje ulen normalisht me moshën. Estrogjeni mbron nga sëmundjet e zemrës. Gjatë seksit, nivelet e estrogjenit rriten ndjeshëm.

Kolagjeni

Një tjetër nga vetitë më të rëndësishme të seksit  është se rrit prodhimin e kolagjenit në trupin tuaj, i cili është thelbësor për një lëkurë të shëndetshme – një nga mjetet kryesore për t’u dukur më e re. Kolagjeni është ai që i jep lëkurës tuaj elasticitet dhe ndihmon që mos të keni rudha, raporton abcnews.al

Sa më shumë kolagjen të prodhojë trupi juaj, aq më mirë dhe më të rinj do të dukeni.

Sistemi imunitar

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që bëjnë seks të paktën një ose dy herë në javë prodhojnë më shumë imunoglobulinë-A (IgA), e cila është një antitrup që ju mbron nga gripi, ftohja dhe infeksionet e tjera.

Më shumë seks do të thotë më shumë IgA, e cila nga ana tjetër kontribuon në një sistem imunitar më të fortë. Dhe kur jeni të shëndetshëm nga brenda, keni më shumë gjasa të dukeni më të rinj dhe nga jashtë.

Qarkullimi i gjakut

Seksi përmirëson qarkullimin e gjakut, gjë që do t’ju bëjë të dukeni më të rinj. Qarkullimi i gjakut ndihmon që të thithni më shumë oksigjen. Gjatë marrëdhënieve seksuale, trupi gjithashtu djersitet dhe kjo vepron si një pastrues natyral për lëkurën tuaj, sepse ndihmon në eliminimin e toksinave, raporton abcnews.a

Humbja e peshës

Nesë kryeni 30 minuta marrëdhënie seksuale mund të digjni deri në 85 kalori.

Endorfina

Seksi është antidepresanti më natyral. Kur përjetoni orgazmë, trupi lëshon neurotransmetues, të quajtur endorfinë, të cilat bëjnë mrekulli në trupin tuaj. Endorfinat shkaktojnë ndjenjën e euforisë dhe forcon sistemin tuaj imunitar. Kur niveli i endorfinës është i lartë, ju gjithashtu keni më pak gjasa të ndjeni dhimbje, gjë që ndihmon  personat që vuajnë nga artriti ose dhimbje të tjera muskuloskeletore ta kalojnë më lehtë sëmundjen.

Stresi

Hulumtimi i botuar në revistën Biological Psychology nxori në pah se kur pjesëmarrësit bënin seks përpara se të përfshiheshin në një situatë stresuese, presioni i gjakut nuk shënoi rritje aq shumë në krahasim me personat e tjerë që nuk kishin bërë seks.

Rezultatet ishin të njëjta si për burrat ashtu edhe për gratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!