Pasojat e post Covid, dermatologia: Nga njollat në lëkurë kemi identifikuar dhe pacientë të infektuar

schedule12:04 - 31 Janar, 2022

schedule 12:04 - 31 Janar, 2022

Pasojat post Covid është një ndër temat që është diskutuar këtë të hënë në ABC Live ku të ftuara ishin mjekja dermatologe Monika Fida dhe Autora Meta Dollenberg nga Gjermania pjesë e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë.

Dermatologia në fjalën e saj është shprehur se problemet kryesore që lë Covid te pacientët janë lëkura dhe rënia e flokëve.

Sipas saj ka shumë raste që përmes njollave në lëkurë të mund të identifikohet që një person është i infektuar me Covid.

“Problemet mund të shfaqen që në momentin e infektimit, siç janë alergjitë. Ne kemi pasur raste të diagnostikimit të Covid duke u nisur nga lëkura post këtyre ne kemi vendosur dhe diagnozën Covid. Herpezosteri është një nga fenomenet e para që mund të dallosh që pacienti është i infektuar me covid, Ndërsa rënia e flokëve paraqitet pas 2 muajsh gati. Femrat kanë një % më të lartë të prekjes në lëkurë.

Në momentin që një pacient nuk trajtohet thellohet më shumë problemet. Në përkeqësimin klinik janë shumë faktorë që ndikojnë por është i rëndësishëm trajtimi sa më parë për të shmangur pasojat e mëvonshme të kurës së tyre”, ka thënë ajo.

Ndërkohë mjekja Aurora ka deklaruar se përveç problemeve në lëkurë dhe rënies së flokëve tek shumë pacientë Covid lë pasoja psikologjike dhe shenja të ankthit.

Ajo ka theksuar se kohet e fundit është ulur numri i urgjencave me të infektuar në Gjermani, por ajo që vihet re është rritja e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë pas kalimit të Covid.

“Shteti gjerman është i dalluar ndër vendet e tjera që është i kujdesshëm në lidhje me heqjen e masave kufizuese. Tashmë duket se rekordet e infeksionet nga Omicron kanë kaluar, por në vendet e tjera ka një rritje të rasteve të të infektuarve ndaj është e vështirë të mendojmë lehtësimin e masave.

Dy dozat e para janë të detyruara dhe askush deri më tani nuk ka të drejtë që të futet në ambientet publike dhe në administratë nëse nuk është i vaksinuar.  Pasojat afatgjata të Cocid është një tjetër sfidë. Pacientët dhe urgjencat që vijnë me një anemi të theksuar me rënie flokësh dhe dëmtime  të lëkurës është gjithnjë në rritje, multifaktoriale. Nuk dëmton vetëm lëkurën, por kemi dhe lëndim të muskujve të tendinave, mund të ndryshojë tiparet e imunitetit. Ajo që unë si mjeke theksoj dhe pasojat psikologjike që lënë tek persona të ndryshe”, është shprehur ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!