Rreth gjysma e rasteve aktive dhe ditore në Tiranë, situata në spitalet COVID

schedule10:37 - 31 Janar, 2022

schedule 10:37 - 31 Janar, 2022

Që pas shfaqjes së variantit të ri Omicron, ka pasur një rritje të infektimeve me COVID në vendin tonë javët e fundit, duke shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 20,498 pacientë aktivë me COVID. Kurse në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 234,181.

Qarku me numrin më të lartë të infektimeve që nga fillimi i pandemisë është Tiranë. Në 24 orët e fundit janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 939 qytetarë, në këto bashki:

442 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnje, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamëz, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Himarë, Maliq, Belsh.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            9124
  • Fier                 1840
  • Shkodër         1749
  • Vlorë                1457
  • Elbasan          1264
  • Gjirokastër      1107
  • Durrës             958
  • Berat                 891
  • Korçë               864
  • Lezhë                745
  • Kukës                 303
  • Dibër                  196

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!