Një ministër në Hong Kong këtë të hënë ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen e tij, pasi ishte pjesë e një feste me 200 të ftuar.
Dorëheqja e tij ka ardhur pas vendimit të autoriteteve shëndetësore të cilët kërkuan nga banorët që të shmangin tubimet për të parandaluar përhapjen e Covid.
Ministri i Brendshëm i Hong Kongut, Caspar Chui ka theksuar se pasi ka qenë i ftuar në një ditëlindje me 200 pjesëmarrës ai i ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit.
Ky rast e vë në pozitë të vështirë qeverinë e Carrie Lam , mandati i së cilës përfundon në mars, u karakterizua nga demonstratat e mëdha prodemokratike të vitit 2019 dhe shtypja e gjerë e polemikave që pasuan.
Ndërkohë më 3 janar, më shumë se 200 njerëz morën pjesë në një bar tapas spanjoll në Hong Kong në festën e ditëlindjes së Whitman Hong, përfaqësuesi i qytetit në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, mes të cilëve ishte dhe ministi Chui dhe shefa të policisë dhe anti-korrupsionit.
Ndonëse festa e ditëlindjes nuk ishte e paligjshme, ajo u zhvillua tre ditë pasi autoritetet shëndetësore të qytetit kishin këshilluar popullatën të shmangte tubimet e mëdha.
Fotot e festës, duke treguar zyrtarët duke kënduar karaoke dhe duke pozuar pa maska, u zbuluan në shtypin e Hong Kongut dhe Lam urdhëroi një hetim./abcnews.al